Për këtë lloj tentim vetëvrasje sigurisht që s`keni dëgjuar

Mjekëve në Qendrën Emergjente në Leskovc të Serbisë iu është dashur ta shpëtojnë një 30 vjeçar, i cili për një pasdite kishte ngrënë 20 çokollata, një kovë me eurokrem si dhe kishte pirë gjashtë Coca Cola.

Lajme

24/05/2016 15:50

Rasti ka ndodhur fundjavën e kaluar, ndërkaq mjekët nuk mund të konfirmonin por thjesht shprehën dyshime se i riu me këtë akt të pazakontë kishte tentuar të bënte vetëvrasje, raporton portali serb”Jugmedia”, transmeton Klan Kosova.

Pacienti ra në hiperglikemi, dhe mjekët duhej ta stabilizojnë gjendjen e tij në mënyrë që pacienti të mos bie në gjendje kome.

“Çështja është se nga ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk vdiset aq lehtë. Gjëja më e keqe që mund t`i ndodhte të riut ishte që të binte në gjendje kome. Një rast të tillë nuk kemi pasur deri më tani “, ka thënë Nebojsha Dimitrijeviq, drejtor i spitalit të Leskovcit.