Për herë të parë në Kosovë nisë shërbimi i mishit “Dry-Aged Beef”

Dry-Aged Beef është një trend i ri në restorantent më të famshme anë e kënd botës, ndërsa prej tani të pasionuarit e vërtetë të ushqimit këtë lloj mishi do ta kenë edhe në Restaurant Fiorentina në Prishtinë.

Lifestyle

26/09/2015 13:33

Restaurant Fiorentina sjell përvojën shumë vjeçare amerikane, ndërsa ajo çfarë e veqon këtë restorant nga të tjerat është mënyra unike e përgatitjes së mishit organik e njohur si ‘’Dry-Aged Beef’’.

Përderisa shija e saj është e shkëlqyeshme, ky proces njihet si proces delikat që kërkon kujdes pasi që mishi duhet të ruhet dhe të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe në temperatura të caktuara për 15 deri në 30 ditë dhe, pas këtij procesi, mishi e ruan shijen dhe vlerat ushqyese natyrore. Ky lloj i mishit nuk mund të gjendet në asnjë supermarket, për shkak se merr kohë dhe trajtim te veçantë dhe kërkon pajisje speciale në mënyrë që ta ruaj shijen dhe aromën origjinale. Përveç mishit, në këtë restorant mund të gjeni një meny të larmishme që përfshin edhe pastat e ndryshme dhe ushqimet e detit. Restaurant Fiorentina gjendet në rrugën Garibaldi, afër ish-ndërtesës së Rilindjes dhe punon çdo ditë nga ora 10:00 deri në ora 23:00.

Restaurant Fiorentina 3 (1)