Për ditën e baballarëve, Dafina uron nënën (Foto)

18 qershori njihet si ‘’Dita e baballarëve’’, andaj dje u shënua kjo ditë, me fjalët më të zgjedhura për baballarët.

ShowBiz

19/06/2017 08:58

Shumë fytyra publike e uruan në forma të ndryshme këtë ditë, por për dallim nga të gjithë Dafina për këtë ditë e uroi nënën, shkruan lajmi.net.

Përmes një fotoje të postuar në rrjete sociale, Dafina vendosi një kurorë në kokën e nënës duke i shënuar disa fjalë të mëdha për të.

“Urime ditën e baballarëve MBRETI IM! Për të qenit një nënë dhe baba e jashtëzakonshme. Një grua e mrekullueshme që i bëri të dyja” ishte mesazhi i Dafinës për nënën në këtë ditë. /Lajmi.net/