Për Conten, ky do të jetë sezoni më i vështirë në karrierë
,

Sport
Për Antonio Conte ky sezon që po vije do të jetë më i vështiri në karrierën e tij.
Këtë e ka thënë trajneri i Chelsea në konferencën për shtyp, para finales së Superkupës së Angli, ku skuadra e tij takohet me Arsenalin të dielën me fillim nga ora 15:00.
“Për të qenë i sigurt, për mua, ky do të jetë sezoni më i vështirë në karrierën time. Jam i sigurt për këtë”, deklaroi fillimisht Conte.
“Nuk kam shumë kohë për t’i sqaruar arsyet e shumta, por jam i sigurt për këtë. E kam këtë perceptim dhe shpresoj të jemi gabim”.
“Në Angli presioni është i madh dhe ne duhet të jetojmë me këtë presion. Në Angli, liga është e fortë, më e forta në botë”, ka vazhduar italiani./Lajmi.net/