Për 3 muaj, 61 foshnja të vdekura

Në tre muajt e parë të vitit 2016 në Maqedoni kanë vdekur 61 foshnja të porsalindura, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Lajme

01/06/2016 18:35

Ndërsa në tre muajt e fundit të vitit të kaluar ky numër ka qenë 52. Sipas një pjese të OJQ-ve, ky rezultat dëshpërues ndërlidhet me mungesën e kuadrit mjekësor në viset rurale dhe me kushtet e vështira në sallat e lindjes.

Nga Lidhja e Grave të Maqedonisë thonë se mungesa e sallave të lindjes, pajisjet joadekuate dhe mungesa e kuadrit profesional janë shkaqet për rritjen e numrit të vdekjeve të lehonave dhe foshnjave.

LSDM-ja opozitare në një reagim thotë se në Maqedoni vdesin tri herë më shumë foshnje se mesatarja në vendet e Ballkanit dhe BE-së, shkruan AM.