Për 24 orë, një aksident me fatalitet dhe 822 gjoba

Gjatë ditës së diele në Kosovë ka ndodhur një aksident me fatalitet ndërsa janë shqiptuar gjithsej 822 gjoba në trafik.

Lajme

15/10/2018 10:57

Sipas raportit policor, nga 27 aksidente, një prej tyre përfundoi me fatalitet. 17 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 9 sosh pa të lënduar.

Kurse, vetëm gjatë të së dielës në Kosovë janë shqiptuar gjithsej 822 gjoba të trafikut.

Po ashtu 19 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje, kurse asnjë nuk është dërguar në vuajtje të dënimit. /Lajmi.net/