Pejkovski: Të burgosurit nuk janë në grevë urie

Drejtori i burgut të Idrizvovës në Maqedoni Zhivko Pejkovski ka thënë se të burgosurit nuk janë në grevë urie siq edhe është raportuar në media dhe në rrjete sociale.

Lajme

05/05/2016 19:49

Avokati i të burgosurve Zvonko Davidoviq ka deklaruar më herët se të burgosurit kanë paralajmëruar protestë për shkak të vendimit të presidentit George Ivanov që t’i fal 56 zyrtarë politik të shtetit të përfshirë në aferën “Pronto”.

Mediat në Maqedoni më herët kanë deklaruar se 2000 mijë të burgosur kanë nënshkruar një peticion dërguar presidentit Ivanov me kërkesë që t’i falin, në të kundërtën do të hyjnë në grevë urie dhe më vonë ajo grevë do të radikalizohet.