‘Pedro do të transferohet në Premier League’

Presidenti i klubit të parë të Pedros ka deklaruar se sulmuesi spanjoll do të transferohet në kampionatin anglez, Premier League.

Lajme

01/08/2015 12:58

Jaime Lorenzo, president i  CD San Isidro thotë se nëna e lojtarit ka treguar se djali i saj do të luaj në Premier League edicionin e ardhshëm.

”Nëna e Pedros na ka treguar se ai do të largohet drejt Anglisë”

”Besoj se kjo do të jetë sfidë e mirë për atë dhe se ai mund të luaj më shumë. Ne do t’i dërgojmë atij një dhuratë. Nëse marrëveshja është 30 milionë euro atëherë 450 mijë prej tyre na takojnë neve”, tha Lorenzo.

Pedro pritet të transferohet te skuadra e Manchester United gjatë javës së ardhshme.