PDK ia merr mbi 100 anëtarë AKR-së në Drenas (Foto)

Kryetari i nëndegës së AKR-së nga pesë fshatrat, Tërstenik 1 dhe 2, Polluzh, Verbovc dhe Shtutic, Fazli Hajdini ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Lajme

29/05/2017 22:58

Hajdini me mbi 100 anëtarë tjerë të AKR-së ka kaluar në PDK me ndërmjetësimin e Arsim Mulajt pasi sipas tyre komandanti Naim Bazaj është duke kandiduar për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Kjo nëndegë ka thënë se të gjitha këto fshatra janë për komandantin Bazaj pasi ky i fundit gëzon një respekt të veçantë./Lajmi.net/

18788464_10154922223106749_485686815_n