PDK ende po punon në finalizimin e listës për deputetë – Lajmi.net
PDK ende po punon në finalizimin e listës për deputetë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 17:42, 19 May 2017
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë gjithë ditës sot ka zhvilluar konsulta të brendshme që ta përgatit listën finale për deputetë.

Aktualisht në selinë qendrore të kësaj partie është duke u zhvilluar edhe një mbledhje ku po marrin pjesë Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Hajredin Kuçi, Zenun Pajaziti dhe zyrtarë tjerë, raporton lajmi.net

Partia Demokratike e Kosovës do të duhet që në listën e saj të ketë 55 deputetë, kurse 55 tjerë do të jenë nga AAK-ja dhe Nisma për Kosovën.

Bartës i listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA do të jetë ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Afati i fundit për dorëzimin e listave është sonte në ora 24:00 në selinë e KQZ-së. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Lista per deputet, pdk

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master Japan
  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble