Pasuria e Shukri Xhelilit, bashkëshortja është pronare e biznesit të familjes

Mbështetja pa kushte që bashkëshortja e Shukri Xhelilit i dha burrit të saj pas publikimit të skandalit, u interpretua si një detyrim për shkak të arsyeve financiare. Në fakt e vërteta qëndron krej ndryshe. Biznesi i familjes Xhelili, sipas deklaraimit të pasurisë është i Tefta Xhelilit.

Lajme

17/05/2016 12:36

Sipas deklaratës së pasurisë, që ka siguruar Shqiptarja.com, ish-kryebashkiaku i Dibrës, deklaron se gjatë vitit 2015, ka blerë një truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 162 m2, me vlerë 3.800.000 lekë.

Ndërkaq, bashkëshortja e Tefta Xhelili, rezulton administratore e subjektit “Viklo”. Për vitin 2015, zonja në fjalë deklaron 620,288 lekë të ardhura nga ky subjekt. Pranë kësaj kompania rezulton i punësuar edhe djali i Shukri Xhelilit, Evis Xhelili.

Po ashtu, Xhelili deklaron pagën si drejtor Rajonal i Sigurimeve Dibër, në vlerën 666,081 lekë, deri kur mori mandatin e kryebashkiakut.

Xheli deklaron gjithashtu pagën si kryebashkiak 388,078 lekë, shpërblim si anëtar i Këshillit Bashkiak Peshkopi, 52,770 lekë dhe shpërblim si anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër, 22,610 lekë. Familja Xhelili ka marrë edhe dy kredi në shumat 4.500.500 lekë dhe 1.500.500 lekë.