Pastrimi masiv i parave nga Vuçiq: Të përfshirë 100 mijë njerëz (Foto)

Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq, merr prej njerëzve të vet, të cilët i ka punësuar 10 për qind të rrogave të tyre mujore në para të gatshme.

Lajme

25/07/2017 10:24

SNS prej ardhjes në pushtet në Serbi në vitin 2012 ka punësuar më shumë se 100.000 njerëz të partisë në shërbimin shtetëror në të gjitha nivelet, ndërsa ata si “falënderim” duhen që t’i japin partisë 10 për qind të rrogave të tyre mujore, si dhe tërë rrogën e 12 në para të gatshme!

Nëpërmes të këtij pastrimi masiv të parave shtetërore, çdo muaj futen deri në dy milionë euro nëpër fonde të fshehta të SNS, të cilat shërbejnë për financimin e ushtrisë partiake dhe zgjedhjeve, merr vesh gazeta serbe “Kurir”, transmeton Gazetametro.net.

Sipas njohurive të kësaj gazete, “përparimtarët” kanë përpunuar mënyra të ndryshme për të mbushur arkat e partisë, ndërsa njëra prej tyre është shfrytëzimi i punësimit, gjegjësisht marrja e përqindjes nga rrogat në shërbimin shtetëror, edhe atë në kesh.

“Shumica në SNS e dinë se ky është pastrim klasik i parave dhe praktikisht plaçkë shtetërore, por janë të detyruar sepse janë anëtarësuar në parti në mënyrë që të vijnë më lehtë deri te punësimi. Llogaria e saktë është vështirë të bëhet, por vlerësimet tregojnë se udhëheqja e SNS vetëm në këtë mënyrë fiton rreth dy milionë euro në muaj! Këto “fonde të zeza”, të cilët mblidhen në kesh, shërbejnë për financimin e ushtrisë partiake, zgjedhjeve dhe  aktiviteteve tjera për të mbetur në pushtet.

Ata të cilët protestuan dhe nuk deshën të japin përqindjen janë përjashtuar nga puna dhe kanë ushtruar padi, zbulon shemën burimi sipas të cilës partia më e madhe në Serbi tashmë me vite zhvatë para nga qytetarët e Serbisë.

Burimet e “Kuririt” zbulojnë se shumica kanë arritur deri te puna në këtë mënyrë, ndërsa ata të cilët kanë refuzuar t’i paguajnë partisë, frikësohen dhe shantazhohen, dhe nëse vazhdojnë me këtë atëherë automatikisht përjashtohen nga puna.

Njëra prej punëtoreve partiake nga pjesa rurale e Serbisë ka treguar për gazetën se në këtë mënyrë ata të cilët dëshirojnë të fitojnë bukën e gojës duhet të lidhen me SNS dhe të luajnë sipas rregullave të tyre.

“Kur jetoni në një vend të vogël, nuk keni zgjidhje. SNS për mua ishte mënyra e vetme për të gjetur punë në komunë dhe isha e detyruar që çdo muaj t’i sjell partisë 10 për qind të rrogës. Të gjitha në para të gatshme i dorëzojë në duar të një shefi. Kam dëgjuar se disa të tjerë e sjellin tërë rrogën një herë në vit. Nuk mund të protestosh, sepse të gjithë janë në frikë se do ta humbin vendin e punës”, thotë ajo.