Pasi theu rekordet në tabelat e Britanisë, Rita shfaqet atraktive rrugëve të Nju Jorkut

Singli i saj i ri theu rekord në Mbretërinë e Bashkuar.

ShowBiz

13/10/2018 23:40

Rita këtë të premte ndalo në sheshin “Sunset Marquis”, veshur në të zeza, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

27 vjeçarja e lindur në Prishtinë kishte veshur një palë çizme prej lëkure dhe një xhaketë po ashtu prej lëkure, në të cilën shkëlqente.

Bjondja kishte vënë flokët pas veshëve, ndërsa kishte zgjedhur të paraqitej me një fustan të zi të shkurtër.

Këngëtarja ka planifikuar ta lansojë albumin e ri gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa tani po shijon suksesin e këngës “Let Me Love You”.

Kur kënga e saj arriti të renditej e gjashta në Britani, Rita u bë artistja e parë femër në këtë vend që ka 10 këngë në këtë tabelë. /Lajmi.net/