Pasi nuk ka lënë testament, zbulohet se kujt do t’i shkojë pasuria e Avicii-t

Në prill të këtij viti DJ i famshëm botëror, Avicii u nda nga jeta në moshën 28 vjeçare.

ShowBiz

20/12/2018 19:39

Vdekja e tij u përjetua mjaft rëndë nga fansat pasi solli një sërë projektesh të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Ndarja e papritur nga jeta nuk i lë atij mundësi që të linte një testament dhe në këtë mënyrë pasuria e producentit i shkon në mënyrë direkte familjes.

Të ardhurat e tij kapnin shifrën prej 60 milionë paund e që vazhdoi t’i tkurrej për shkak të njerëzve që i ndihmonte.

“Wake me up”, “Lonely Together”, “Levels”, janë disa nga projektet më të suksesshme të tij. /Lajmi.net/

YouTube player