Pasi i kërkuan një natë me të, ja çfarë postoi Enca

Këngëtarja Enca Haxhia është njëra prej artisteve më të kërkuara kohën e fundit.

ShowBiz

16/10/2017 12:25

Ajo njihet për disa veprime për të cilat kritikohet nga të gjithë, më të shpeshta janë paraqitjet me veshjet tejet provokuese dhe ekspozimi i tepërt i gjoksit dhe të pasmeve, shkruan lajmi.net.

Por, më e bukur ajo duket kur paraqitet me një veshje jashtë atyre elegante, këtë gjë e ka dëshmuar në fotografitë e fundit që ka postuar në rrjete sociale.

E veshur me veshje sportive dhe e grimosur me grim profesional, këngëtarja shpërndau imazhet më të bukura që ka bërë tash e sa kohë.

Këto ditë në rrjete sociale ka qarkulluar një lajm se si  një fans i saj e pyet Encën se sa kërkon për një natë me të, përgjigja e së cilës ishte “100 milionë euro”, e gjithë kjo sipër një videoje provokuese.

Kujtojmë që projekti i fundit i saj është ‘Ciao’, të cilën së fundi e solli edhe në versionin akustik, në të dy rastet ka marrë shumë komente pozitive për këngën. /Lajmi.net/