Pasagjerët e trenit serb arrijnë në Mitrovicë

Zëvendës Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Dusan Kozarev u ka thënë mediave në Beograd se autobusi me pasagjerë të trenit i cili u nis të shtunën në mëngjes nga Beogradi për në Kosovë, por që u ndal në Rashkë, kanë arritur në Mitrovicë pa ndonjë problem, përcjell gazetametro.net.

Lajme

15/01/2017 01:46

“Autobusi pa ndonjë problem arriti në Mitrovicë. Nuk kishte ndonjë sulm ndaj tij”, u ka thënë gazetarëve Kozarev.

Treni që ishte nisur për në Mitrovicë u ndaloi në Rashkë për katër orë dhe më pas u kthye për në Beograd, pasi qeveria e Kosovës ndërmori masa duke angazhuar forca policore për të mos lejuar hyrjen e tij.

Në këtë tren ndodhej edhe udhëheqësi i lëvizjes djathtiste “1389” Misha Vacic i dënuar për disa krime në Serbi. Ai ishte angazhuar si këshilltar i Drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.

Treni që i është dhënë Serbisë donacion nga Rusia ishte nisuar nga Beogradi në mëngjes dhe kishte arritur në Rashkë në ora 16:30, ku qëndroi për rreth katër orë para se të nisej për t’u kthyer për në Beograd, ku sipas mediave serbe do të arrijë tre orë pas mesnatës.