Pas vdekjes së ‘Mjeshtrit të Madh’, Bleona shpreh mërzinë e saj

U nda sot nga jeta, “Mjeshtri i Madh” Rexhep Çeliku, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

ShowBiz

12/01/2018 16:16

E nga kjo vdekje është prekur shumë këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, shkruan lajmi.net

Këngëtarja ka hedhur një fotografi të Rexhepit në Instagram, duke shprehur ngushëllime dhe mërzinë e saj.

“Lamtumirë mik i dashur” ishte shkrimi i Bleonës lënë fotos.

Kujtojmë se Rexhep Çeliku vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai u shua sot, në orën 2:30./Lajmi.net/