Pas takimit në Vjenë, liderët në “burg” apo në shtëpi?

Ditën e premte në Vjenë të Austrisë, politikanët nga Maqedonia do të disiplinohen, madje do të kërcënohen se në qoftë se distancohen nga kursi për integrim drejtë BE-së dhe NATO-s, ata politikanë do të ndëshkohen me sanksione të ndryshme.

Lajme

18/04/2016 16:55

Kështu e komenton për Zhurnal, profesori universitar, Jove Kekenovski, takimin e paralajmëruar ditën e premte në Vjenë me kërkesë të euro-deputetëve, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Ambasadori amerikan, Xhes Bejli dhe ai evropian Aivo Orav.

Kekenovski është kategorik, se takimi mbahet në Vjenë për disa qëllime specifike. E para është se më diplomacia ndërkombëtare ka ngritur dorë nga Maqedonia për shkak të rrezikut se Ambasadorët e huaj përgjohen dhe se kanë rrezik të madh që informatat nga ky takim të dalin përmes mediave të kontrolluara nga Gruevski.

Puna e dytë sipas Kekenovskit është se në Vjenë, katër liderët nga Maqedonia, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi do të japin sqarime të hollësishme se pse nuk i kanë zbatuar në përpikshmëri obligimet që dalin nga marrëveshja e Përzhinos, për këtë marrëveshje garantues janë SHBA dhe BE.

“E para dhe themelorja takimi mbahet në terrenin e tyre sepse diplomatët e huaj janë më të sigurt për shkak se këtu kudo që të paraqiten dhe qka do që të bëjnë ata kanë përvojë negative në pjesën e përgjimeve, dhe frikohen se këtë që do ta bisedojnë dhe kontraktojnë do të del në opinion. Puna e dytë është se ata tanimë e dinë se me kë kanë tanimë më punë, pra tani më shumë se e qartë u është atyre se kjo çështje dhe në këtë çast kërkojnë që sërish të ua dorëzojnë llogarinë përfundimtare politikanëve vendor dhe atë se këta duhet të pajtohen të bëhet marrëveshje e re në të cilin nuk do të ketë zgjedhje dhe se do të ketë qeveri teknike dhe atë deri në atë moment derisa në fund nuk zbatohet Marrëveshja e Përzhinos, apo derisa nuk jep dorëheqje Presidenti Ivanov i cili e rrënoi integritetin dhe kredibilitetin e shtetit dhe i cili publikisht pranoi se është shkelur parimi i sundimit të së drejtës që është një prej pikave themelore dhe kyçe të Marrëveshjes së Përzhinos”, ka deklaruar Kekenovski duke shtuar se diplomatët evropian do të ua paraqesin llogarinë përfundimtare me kërkesë konkrete se janë të obliguar ti zbatojnë të gjitha pikat që dalin nga marrëveshja e Përzhinos.

“Dhe kur liderët vendor të kthehen nga Viena këtu do të duhet me ngutësi që ti realizojnë ato obligime që do të kontraktohen sepse në të kundërtën bëhet e qartë se çka do tu ndodh atyre. Toleranca është punë çysh moti e kaluar dhe çfar është më tragjike se këta lider shumë pak po mendojnë për shtetin sepse për këtë gjë më shumë po mendojnë diplomatët e jashtëm. Mund të themë se në këtë takim në Vienë do tu jepet vërejtja e fundit liderëve vendor dhe atë para se të eskalojë e tërë gjendja apo edhe mos dhashtë perëndia të kemi luftë qytetare në vendin tonë”, ka përfunduar për Zhurnal, profesori Kekenovski.