Pas ndeshjes Francë-Shqipëri, shoferi i dehur godet për vdekje këmbësorin

Një 38-vjeçar ka mbetur viktimë e një aksidenti. Kujtim Myrtezai është përplasur nga makina tip “Volkswagen“, me targa AA 984 DR, ndërsa ishte duke ecur në këmbë.

Lajme

16/06/2016 09:50

Aksidenti ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23.30, në dalje të fshatit Bitinckë të Devollit.

Në timonin e makinës ishte 24-vjeçari, Skerdilian Spahi. Ai pasi ka përplasur 38-vjeçatin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima, mund të jetë një endacak nga fshati Çërravë i Pogradecit. Paraprakisht dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit, kjo pas përfundimit të ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë. /lajmi.net