Pas mesazhit për vetëvrasje, Pete refuzon të takohet me Ariana Granden

Pete Davidson nuk po mund ta përballoj ndarjen nga Ariana Granden por nuk deshi as ta shoh kur ajo shkoi për ta takuar pas tentativës për vetëvrasje.

ShowBiz

19/12/2018 08:32

Pete, në mënyrë të tërthortë ka paralajmëruar se do të bëjë vetëvrasje pasi nuk po mundet dot ta përballojë ndarjen nga Ariana, shkruan lajmi.net.

“Nuk dua të jetoj më. Po përpiqem shumë, por s’e di sa mund të rezistoj. Thjesht kam dashur të ndihmoj të tjerët. Kini parasysh që ju paralajmërova”, ishin fjalët e tij dhe më pas e fshiu mesazhin.

Pas gjithë kësaj Ariana thuhet se ka tentuar të shkoj për ta takuar mirëpo Pete u kishte kërkuar sigurimit të ndërtesës që të mos e lejonin të futej brenda.

Ariana Grande i ka dhënë fund javë më parë lidhjes dhe fejesës me Pete Davidson. Ky i fundit është akuzuar nga fansat e këngëtares se është shkaktar i vetëvrasjes së ish të dashurës së këngëtares, reperit Mac Miller./Lajmi.net/