Pas klipit të ri, mikja e ngushtë e Elvanës thotë disa fjalë

Këngëtarja nga Shqipëria, Elvana Gjata dje lansoi videoklipin e këngës "Shade" në bashkëpunim me Poo Bear.

ShowBiz

20/10/2018 13:15

Ndonëse kohëve të fundit u përfol shumë Gjata befasoi të gjithë me veprimin e fundit, që lirshëm mund të thuhet se asgjë nuk mund ta ndalë atë, shkruan lajmi.net

Në një periudhë jo aq të lehtë, miqtë dhe kolegët e saj vazhdojnë të përkrahin atë përmes rrjeteve sociale.

E fundit është prezantuesja, Jonida Vokshi e cila konsiderohet të jetë një nga mikeshat më të afërta të Elvanës e cila thotë dy fjalë për të.

“E pandalshme Elvana, gjysma ime”, shkruan ajo.

Ndryshe, Elvana është shpallur në kërkim të policisë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut në kryeqytet. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpHuqp6HSQN/?hl=en&taken-by=jonidavokshiofficial