Pas Kadaresë, Hollande priti në takim Edi Ramën (Foto)

Para ceremonisë së dorëzimit të dekoratës së Komandantit të Legjionit të Nderit për shkrimtarin Ismail Kadare, Rama është pritur nga presidentit francez Fransua Hollande, në një takim të mbajtur në pallatin Elize.

Lajme

30/05/2016 21:52

Në qendër të takimit kanë qenë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe. Sipas presidencës franceze, Rama dhe Hollande kanë diskutuar për Evropën, zhvillimet ndërkombëtare dhe frankofoninë. Kryeministri shoqërohej nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi.

Hollande, Rama 1