Pas javës së modës, Bella Hadid tregon figurën trupore përkrah The Weeknd

Bella Hadid është duke kaluar kohë me The Weeknd pas një muaji të ngjeshur të modës!

ShowBiz

29/09/2018 09:59

Modelja 21 vjeçare dhe këngëtari, 28 vjeç u panë teksa po linin apartmentin të premten në mbrëmje në qytetin e Nju Jorkut, shkruan lajmi net.

Bella ka shfaqur figurën e saj të mahnitshme në një palë xhinse ndërsa The Weeknd ishte i tëri i veshur në të zeza.

Këtë muaj, Bella ishte shumë e zënë duke udhëtuar përgjatë gjithë globit në javën e modës por tani duket se po relaksohet pas gjithë atyre angazhimeve!

Dyshja shpesh përfliten për krizat në lidhje, por tani duket se çdo gjë është në rregull. /Lajmi.net/