Pas humbjes në Gjakovë, flet Driton Çaushi

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, për kryetar të Gjakovës duke falënderuar gjakovarët që e votuan ka thënë se pa marrë parasysh rezultatin e djeshëm, Lëvizja Vetëvendosje është rritur dukshëm.

Lajme

23/10/2017 16:34

Sipas tij, LVV do vazhdojë bashkërisht në betejat e reja për Gjakovën dhe krejt Kosovën.sovrani.info

Ja postimi plotë i Çaushit:

Të dashur bashkëqytetarë të Gjakovës,
Dje ju e shprehët vullnetin tuaj të cilin e respektoj plotësisht.
Lëvizja jonë, në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2013 është rritur dukshëm edhe në Gjakovë.
Falënderoj përzemërsisht të gjithë aktivistët, vullnetarët, mbështetësit dhe qytetarët për angazhimin dhe mbështetjen.
Puna e tyre e palodhshme nuk kuantifikohet në rezultate. Një Lëvizje nuk matet vetëm me sukseset elektorale, ajo drejtohet nga koncepti i drejtë dhe përpjekja e pandalshme e të gjithë juve.
Ne vazhdojmë të besojmë në programin tonë dhe herët a vonë do ta realizojmë atë.
Do të vazhdojmë bashkarisht në betejat e reja për Gjakovën dhe krejt Kosovën