Pas 18 vitesh G4shi arrin në Kosovë, shfaqet pranë Ledri Vulës

Pas 18 vitesh reperi shqiptar i cili po bën karrierë në SHBA, G4ashi është rikthyer në Kosovë.

ShowBiz

10/08/2018 17:02

Javë më parë, reperi i famshëm publikoi një fotografi në Instagram i cili tregoi se nuk ka qenë në Kosovë  që 18 vite dhe që do t’i takojë disa familjarë të tij, shkruan lajmi net.

Momentalisht ai gjendet në Kosovë i cili do të performojë në koncertin e madh “Sunny Hill Festival”, bashkë me emra të njohur të muzikës.

Është ky reperi kosovar, Ledri Vula i cili ndau një foto me G4shin pak orë para koncertit të lartpërmendur. “Sunny Hill Festival”, shkruan ai.

Presim një atmosferë të paharruar nga artistët e mëdhenj shqiptarë që pritet të performojnë nesër. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmTVH5tgk6V/?hl=en?&taken-by=ledrivula

https://www.instagram.com/p/BmTThDBn9V_/?hl=en?&taken-by=gashi