Parlamenti i Katalonisë voton pro referendumit për shkëputje nga Spanja

Katalonia do të mbaj referendum për shkëputje nga Spanja. Referendumi pritet të mbahet në muajin nëntor.

Bota

20/09/2014 17:54

Parlamenti rajonal i Katalonisë ka autorizuar me shumicë votash qeverinë lokale që të nisë procedurën për mbajtjen e referendumit për shkëputjen e territorit nga kurora spanjolle. 

Ky referendum parashikohet të zhvillohet më 9 nëntor. 

Por të martën, Gjykata Kushtetuese e Spanjës do të shqyrtojë ankesën e qeverisë qendrore ndaj këtij akti.