Parisi feston me ‘luftë’

Disa incidente mes policisë dhe tifozëve kanë ndodhur në Paris mbrëmjen e së dielës, gjatë festimeve për Kupën e Botës të fituar nga Franca.

Bota

16/07/2018 09:30

Në kryeqytet, 30 të rinj u ndaluan nga policia pasi grabitën një dyqan shampanje dhe vere në Elize.

Pati edhe përleshje sporadike mes policisë dhe grupeve të tifozëve, të cilët godisnin me karrige, ndërsa efektivët kundërpërgjigjeshin me gaz lotsjellës.