Parashikimi i motit për pesë ditë nga IHMK

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Si pasoj e kësaj gjendje labile barike, do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu të cilat do të jenë pak sa ma të theksuara në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Lajme

28/02/2016 19:44

Vlera minimale e temperaturës gjatë natës do të lëvizin nga 2-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 11-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi por do të ketë intervale edhe nga drejtimi i veriperëndimit, shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 17m/s.

Gjatë javës, kryesisht të enjten, në vise malore me lartësi mbidetare mbi 850m reshjet e shiut kanë mundësi të përcillen edhe me fjolla të dobëta bore.