Papa mesazh BE-së: Bashkohuni nëse dëshironi të ardhme

Papa Françesku në një fjalim për Evropën ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ta rikthejë “ndjenjën e të qënit një komunitet i vetëm”, nëse dëshirojnë të ardhme dhe drejtësi.

Bota

28/10/2017 19:51

Ai foli në një konferencë në Vatikan ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Bashkimi Evropian.

“Një Bashkim Evropian, që nuk arrin ta rikthejë ndjenjënn e të qenit komunittet i vetëm, do të humbasë njërën nga sfidat më të mëdha në histori, por do ta humb edhe të ardhmen”, deklaroi Papa, transmeton lajmi.net

“Agjendat e veçanta nacionaliste rrezikojnë ta prishin ëndrrën e themeluesve të Evropës”, tha ai.

Ky fjalim erdhi pas shpalljes së pavarësisë nga Katalonia, por edhe disa kohë pasi Britania u largua nga Bashkimi Evropian. /Lajmi.net/