Papa Françesku i dërgon mesazh falënderimi presidentit Nishani

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë një mesazh falënderimi nga Papa Françesku për urimin që Nishani i bëri për 3-vjetorin e zgjedhjes në Fronin e Pjetrit.

Lajme

02/06/2016 17:53

Në mesazhin e Papa Françeskut drejtuar kreut të Shtetit, theksohet:

“Ju falënderoj për urimet e përzemërta me rastin e trevjetorit të zgjedhjes sime në Fronin e Pjetrit! E vlerësoj këtë gjest të mirëmenduar si dhe ndjenjat që shprehni”.

“Duke ju siguruar mbi lutjet e mia për Shkëlqesinë Tuaj dhe popullin e Shqipërisë, ju shpreh njëkohësisht bekimet e shenjta për paqe dhe gëzim!”