Pamje të reja nga sulmi terrorist në Charlie Hebdo (Foto/Video)

Ishte 7 janari i vitit 2015 kur ndodhen sulmet e tmerrshme terroriste në zyrat e gazetës satirike Charlie Hebdo, e të cilat i lanë 12 persona të vrarë.

Bota

07/01/2016 10:48

Një person i cili kishte qenë duke u mbajtur peng gjatë sulmeve ka thënë se një nga terroristët kishte folur me të dhe ishte munduar t’i tregojë për motivet e tij.Amedy Coulibaly is shot dead trying to leave the Kosher Supermarket in Paris

Xhihadi Amedy Coulibaly, shok i mirë i vëllezërve terrorist, Said dhe Cherif Kouachi, i kishte vrarë 4 civilë në një market dhe i kishte mbajtur 15 tjerë peng gjatë sulmeve, shkruan lajmi.net.

Një xhirim ekskluziv është publikuar ku dëgjohet ai duke folur me një peng vetëm 2 orë para se të vdiste.

Ai kishte thënë: “Unë kam lindur në Francë. Nëse Franca nuk do t’i kishte sulmuar myslimanët anë e mbanë botës, kjo nuk do të ndodhte. Do të ketë edhe shumë tjerë si unë që do vijnë”, transmeton lajmi.net.

Amedy Coulibaly

Dokumentari i bërë nga Dan Reed gjithashtu e shfaq edhe një pjesë ku shihen disa të mbijetuar duke ikur.

Ata shihen duke u ngjitur në një dritare, e cila të shpie tek çatia e dhomës së takimeve të Charlie Hebdo, në të cilën një ekip vetëm sa kishte qenë duke e përfunduar konferencën e parë pas Krishtlindjeve.

Aty mund të dëgjohen disa të shtëna përderisa njëri nga të mbijetuarit thotë: “Ata janë duke qëlluar poshtë. Ata janë duke qëlluar në Charlie Hebdo. Çfarë mund të bëjmë?”, transmeton lajmi.net.

Personi i cili e kishte incizuar këtë skenë, gjithashtu e kishte kapur në kamerë edhe momentin kur vëllezërit terrorist e kishin qëlluar një polic dhe kishin bërtitur “ne jemi hakmerr në emër të Profetit Muhamed”. /lajmi.net