Pamje prekëse: Ja fëmijët që hynë në ambasadën gjermane më 1990

Në kujtim të 2 korrikut 1990, ditës së ambasadave, Kastriot Dervishi ka publikuar disa fotografi të fëmijëve në ambasadën gjermane, shkruan mapo.al

Lajme

03/07/2016 23:26

“Këta fëmijë janë fotografuar në korrik 1990 brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Fotot janë imazhe të jashtëzakonshme për ngjarjet e asaj kohe”, ka shkruar Dervishi.

Ai shton se numri i fëmijëve të marrë me vete nga prindërit ka qenë i madh.

“Ndoshta ka qenë një lloj instinkti për të mos bërë gabimin që bënë ata që u larguan nga Shqipëria në vitin 1944, kur ikën të vetëm pa marrë familjet e tyre.

Kam qenë krenar që këto foto të paidentifikuara, të destinuara për t’u zhdukur munda t’i ruaj”.