Pamje nga xhirimet e klipit të ri të Dhurata Ahmetajt

Është emër i pëlqyer për publikun.

ShowBiz

10/06/2018 14:19

Dhurata Ahmetaj këto ditë ka vendosur të pushojë dhe si destinacion ka zgjedhur bregdetin turk, shkruan lajmi.net.

Nga atje, këngëtarja kohë pas kohe po sjell imazhe të reja, ndërsa së fundi ka sjell edhe disa imazhe të ndara nga xhirimet e klipit të ri.

E veshur me një fustan të gjatë, të hapur tek gjoksi, Dhurata dukej tejet atraktive dhe e bukur si gjithmonë, për çka edhe komentohet shumë shpesh sidomos për faktin që nuk ka bërë operacione plastike.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dhurata Ahmetaj është “D”, këngë të cilën e publikoi në muajin maj të vitit të kaluar. /Lajmi.net/