Pamje nga atmosfera në ditëlindjen e Big Mamës, të ftuar shumë artistë

Këngëtarja Big Mama këto ditë ka festuar ditëlindjen, por festa për të nuk ka mbaruar me kaq.

ShowBiz

06/03/2018 12:41

Mbrëmë ajo kishte mbledhur në Shkup, miqtë dhe kolegët e saj më të mirë, me të cilët festoi deri në orët e vona, shkruan lajmi.net.

Përveç se festoi ditëlindjen, në atë ndejë Bigi kishte bërë edhe promovimin e këngës së re.

Në rrjete sociale, këngëtarët e pranishëm në ndejë kanë publikuar pamje nga ditëlindja e këngëtares.

Pasi ka arritur linjat e dashura trupore, Bigi kishte veshur një fustan të zi, të shkurtër, ndërsa flokët i kishte lëshuar. /Lajmi.net/

 

YouTube player
YouTube player