Pal Lekaj flet për Lajmi.net, tregon se çfarë u bisedua në darkën e kabinetit qeveritar

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka tregu se çfarë është biseduar në takimin i cili është zhvilluar në rezidencën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Lajme

04/02/2018 22:28

Ai ka mohuar se në këtë takim është biseduar për demarkacionin, apo ndonjë zhvillim tjetër i raportuar në media.

Lekaj për lajmi.net ka thënë se ka qenë një darkë miqësore.

“Besoni qe nuk është folur për asnjë marrëveshje dhe nuk jemi taku për tu marrur  vesh për ndonjë gjë. Ka qenë një darkë jo formale. Janë biseduar çështje që nuk janë fort aktuale që janë shkruar në media po ka qenë një darkë miqësore”, është shprehur Lekaj.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli./Lajmi.net/

27745134_1805796912805160_2107688573_o