Pakistan: 35 të vdekur në kufi me Indinë

Së paku 35 persona janë vrarë dhe 60 të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në qytetin në kufi të Pakistanit dhe Indisë.

Bota

02/11/2014 16:14

Shpërthimi ka ndodhur afër pikës së famshme kufitare të Wagah, raporton BBC, transmeton lajmi.net.

Siç raporton policia lokale, të paktën 15 persona janë seriozisht të lënduar.

Turma të mëdha njerëzish mblidhen çdo cit në këtë pikë kufitare për të parë “uljen e flamurëve”, e cila është një ceremoni që zhvillohet për dekada të tëra nga ushtarët e dy shteteve.

Autoritetet pakistaneze po shqyrtojnë mundësinë se ky sulm është bërë nga ndonjë sulmues vetëvrasës me bombë, transmeton lajmi.net.