Pakicat sot i kërkojnë presidentes të dërgojë në kushtetuese nenin 127

Deputetët e pakicave në Kuvendin e Kosovës pritet t’i drejtohen sot presidentes, Atifete Jahjaga me një shkresë.

Lajme

20/10/2014 12:00

Përmes kësaj shkrese, ata do të kërkojnë nga presidentja Jahjaga që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretimin lidhur me pikën 127 të aktgjykimit të fundit për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Këtë lajm e ka konfirmuar për Radio Kosovën, kryetari i Partisë Demokratike Turke, Mahir Jagcilar.