Pacolli pas takimit me sekretarin amerikan: S’ka asgjë të vërtetë në teoritë e ndarjes së Kosovës

Zëvendëskryeministrit dhe ministri i Jashtë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në Uashington në një vizitë zyrtarë, ka takuar Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.

Lajme

27/07/2018 13:41

Ndërsa, pas vizitës shef i Kabinetit të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberal ka thënë për lajmi.net se Amerika vazhdon ta mbështes Kosovën dhe nuk ka asgjë të vërtetë rreth teorie për ndarje.

“Politika amerikane është e qartë. Takimi i zëvendëskryeministrit Pacollit me sekretarin Pompeo e rikonfirmon qëndrimin e palëkundur të SHBA-vë në mbështetje të Kosovës. Kosova nuk mund të lëvizje në asnjë proces pa koordinimin dhe mbështetjen e SHBA-ve, andaj e politika jone e jashtme bazën e ka në Uashington”, ka thënë ai.

Dy ditë e fundit, ka qarkulluar një lajmë në media Administrata e Donald Trumpit i ka dhënë dritën e gjelbër opsionit të ndarjes së Kosovës. Sipas të njëjtit burim, ka mundësi që Trump për këtë gjë është marrë vesh me Presidentin rus, Vladimir Putin, në samitin e Helsinkit. Mirëpo, sipas Zyberajt kjo nuk është aspak e vërtët, pasi është vetëm propagandë e krijuar nga Beogradi.

“Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në teoritë për ndarjen e Kosovës, janë vetëm lajme të krijuara në Beograd. Ndarja e Kosovës nxit destabilizimin e Ballkanit dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe në Uashington. Sekretari Pompeo është ftuar që të vizitojë Kosovën në nëntor të këtij viti”, ka thënë ndër tjera këshilltari i ministrit të Jashtëm. /Lajmi.net/