Pacolli i jep mirënjohje Halil Kastratit

Hoxhë Halil Kastrati njihet për humanizmin e tij. Ai bëri që shumë familje të kenë lot gëzimi falë bamirësisë që ai ka.

Lajme

17/07/2018 17:36

Por jo vetëm kaq. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka ndarë jë mirënjohje për humanizmin e Halil Kastratit, transmeton Indeksonline.

Pacolli ka thënë se mirënjohja nuk u dha vetëm për shumën që ka ndarë, por edhe për çdo lot gëzimi që ka ndarë.

“Humanizmi është virtyt i shqiptarëve. Sot i ndava mirënjohje humanistit, mikut dhe vëllaut tim, Halil Kastratit. Jo vetëm për shumën që ka ndarë, por edhe për çdo lot gëzimi që ka ndarë. ??”, ka shkruar Pacolli në facebook.