Paçaku i ofenduar ndaj epiteteve ‘gabel’ dhe ‘magjup’, Veseli kërkon falje

Në fjalën jashtë rendit të ditës deputeti Kujtim Paçaku nga 6 Plus është ndier i ofenduar ndaj fjalorit të deputetit Adem Grabovci dhe deputetes Safete Hadërgjonaj të cilët kanë përdorur epitetet ‘gabel’ dhe ‘magjup’ në përgjimet e publikuara në media.

Lajme

01/09/2016 13:50

“Unë jam shkrimtar i komunitetit rom e jo as i ‘magjupve’ dhe ‘gabelëve’.  Në ato përgjime Grabovci dhe Hadergjonaj përbuzin komunitetin rom me fjalën ‘gabel’ e ‘magjup’. Unë nuk largohem nga kjo foltore derisa dikush nga koleget e mi shqiptarë të kërkojë falje njerëzore. Pres prej jush që të kërkoni falje”, ka thënë Paçaku.

Pas kësaj kërkese ishte kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që ka kërkuar falje publike për këto epitete ndaj komunitetit rom.