Opozitën dhe Listën Serbe i bashkoi princi Charles (Foto)

Në hotelin ku do të pritet princi i Uellsit, Charles, para pak minutave kanë arritur edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ai i zgjedhuri Hashim Thaçi, kryeministri i Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Lajme

18/03/2016 19:46

Protokolli besohet të jetë shkakau që ka bashkuar liderët e opozitës me ata të koalicionit qeverisës, raporton lajmi.net

Megjithëse me liderët shqiptar të koalicionit nuk u panë të përshëndeteshin mes vete, lideri i Listës Serbe, Sllavko Simiq u pa në një tavolinë me ta.

Në të njëjtën tavolinë është parë edhe drejtori i televizion Klan Kosova.

Princi Charles tashmë ka mbërritur në Kosovë, ndërsa ai është në rrugë e sipër deri tek hoteli ku do t’i bëhet pritja solemne nga liderë politikë, ambasadorë dhe udhëheqës të misioneve të huaja. /Lajmi.net

12722356-10208635119946038-664339263-o 12516930-10208635146306697-716000374-o (1) 12873676-10208635138946513-757296924-o_5295