Opozita serbe proteston kundër vjedhjeve gjatë votimeve

Mijëra persona manifestuan sot para selisë së komisionit elektoral serb në Beograd, nën thirrjen e shumë formacioneve politike që pretendojnë për vjedhje gjatë zgjdhjeve legjislative të 24 prillit, për llogari të partisë së kryeministrit, Aleksandar Vuçiç.

Lajme

30/04/2016 19:32

“Kjo është një lëvizje kundër vjedhjeve elektorale dhe për të respektuar vullnetin që ka shprehur populli gjatë këtyre zgjedhjeve, deklaroi para turmës, Bosko Obradoviç, lider i lëvizjes “Dveri”.

Ky formacion bën pjesë në një koalicion të ekstremit të djathtë dhe euroskeptik (DSS-Dveri) që sipas rezultateve zyrtare, pas numërimit të gati të gjitha votave, ka arritur të mblidhë 4,99 për qind, një rezultat që e lë jashtë parlamentit.

Por në këtë manifestim morrën pjesë edhe koalicione të tjera, liberale dhe të qendrës, që kishin grumbulluar 5 dhe 6 për qind, me të njëjtin pretendim, për vjedhje të votave.