Opozita paralajmëron gaz lotsjellës e protesta kundër ratifikimit të Demarkacionit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka bërë me dije se mund të ketë protesta të tjera nëse Qeveria insiston në ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Lajme

27/05/2016 23:53

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Dërguti ka thënë se, pavarësisht mospajtimeve që kanë me AAK-në dhe Nismën, VV-ja është e gatshme për të bashkëpunuar me këto dy parti opozitare.

Dërguti ka thënë se VV-ja do të punojë që të bashkëpunojë me të gjithë për ta organizuar një përpjekje të gjerë popullore kundër ratifikimit të demarkacionit.

Ajo po ashtu e ka vlerësuar si të pa drejtë kushtëzimin e BE-së që për heqje të vizave të ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo ka thënë se asnjëri prej shteteve të Ballkanit që e ka marrë liberalizimin e vizave vite më parë nuk ka qenë i kushtëzuar kështu. Prandaj, ky është trajtim diskriminues për Kosovën nga ana e BE-së, thotë Dërguti.

Protesta dhe gaz lotsjellës ka paralajmëruar edhe Bilall Sherifi i Nismës. Ai poashtu ka thënë se nëse Qeveria insiston në Demarkacionin, atëherë do të bëhen bashkë me Vetëvendosjes për të kundërshtuar një gjë të tillë. /lajmi.net