Opozita në Shqipëri nuk merr pjesë në seanca

Vetëm një javë pasi opozita vendosi t’i rikthehej jetës parlamentare në Shqipëri, sërish ajo nuk do të jete e pranishme në seancën e sotme, pas vendimit të grupit parlamentar të PD-së për t’i bojkotuar për dhjetë ditë punimet e Kuvendit.

Lajme

28/04/2016 10:19

Ky vendim u mor të martën në mbështetje të deputetit të PD-së, Sali Berisha, i përjashtuar një javë më parë nga parlamenti për shkak të thirrjeve për armatosjen e qytetarëve.

Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon diskutimin e disa projektligjeve, si ai “Për punën vullnetare”, “Për faljen e detyrimeve të ish ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare”; pr/ligji “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël”, si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës dhe organikës së ERRU-s”.

Në agjendë është përfshirë dhe miratimi i disa pr/rezolutave për veprimtarinë e disa institucioneve gjatë vitit 2015, si pr/rezoluta për Avokatin e Popullit; ajo për veprimtarinë e KQZ-së; të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe për veprimtarinë e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, për vitin 2015