Opozita maqedonase do të bojkotojë punën e Kuvendit

Partitë opozitare në Maqedoni kanë paralajmëruar bojkotimin e punës së Kuvendit. Një gjë të tillë e ka paraljmëruar kru i LSDM-së, Zoran Zaev, me një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë.

Lajme

23/06/2016 15:34

Ai tha se partia e tij, dhe partitë tjera të koalicionit opozitar e braktisin punën e kuvendit të Maqedonisë nëse Kushtetuesja nuk sjell vendim për kushtetutshmërinë e punës së Prokurorisë Speciale Publike.

“Të gjithë afatet janë shkelur, durimi i qytetarëve ka mbaruar. Deputetët e LSDM dhe koalicionit tonë nuk do të marrin pjesë në seanca të Kuvendit të Maqedonisë deri sa Gjykata Kushtetuese nuk sjell vendim për kushtetutshmërinë e punës së Prokurorisë Speciale Publike. Ju bëjmë thirrje të gjithë partive pjesmarrëse në Kuvendin e Maqedonisë që të veprojnë si ne”, tha mes tjerash kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.