Opozita bëri “grushtet të vogël”

Adem Grabovci e quan të paligjshme zgjedhjen e Isa Mustafës si Kryeparlamentar. Ai thotë se për këtë do të vendosë Gjykata Kushtetuese. 

Lajme

17/07/2014 16:00

Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, zgjedhjen e Isa Mustafës në pozitën e Kryetarit të Kuvendit e quan si “grushtet të vogël”.

Grabovci ka thënë për veprimin e bllokut LDK-AAK-Nisma, do të vendosë Gjykata Kushtetuese.

“Sot u mbajt seanca konstituive, e cila u ndërpre. Qëndrimet e PDK-së kanë qenë shumë të qarta. Do t’i respektojmë ligjet tona, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ashtu kemi filluar, ashtu e kemi proceduar, në përputhje të plotë me Kushtetutën, me ligjet dhe Rregulloren Kuvendit.”

“Kryesuesja e Seancës Konstituive, Flora Brovina, e udhëhoqi këtë seancë dhe në moment të caktuar u ndërpre seanca dhe ka mbetur që të thirret për një herë tjetër.”

“Ne i kemi institucionet tona. E dini se PDK e ka paralajmëruar dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatë Kushtetuese, organi i vetëm i cili e bën interpretimin e ligjshmërisë. Ne normalisht që gjithmonë i respektojmë dhe i mbështesim vendimet e institucioneve tona.”, shkruan politiko.net.

“Ajo që ka ndodhur është jashtëkushtetuese, e papranueshme, dhe njëfarë forme mund ta quajmë një grushtet të vogël”, ka deklaruar Grabovci.