Omlet me spinaq

Ja si të përgatisni një omletë të shijshme me spinaq.

Lifestyle

27/04/2014 00:17

Koha e përgatitjes: 30 min

Përbërësit:

200-400g spinaq i freskët

50g gjalpë

3-4 vezë

Pak hudhër

Kripë dhe piper i zi

Pregaditja:

– Pastrohet spinaqi me ujë dhe coptohet imët në një enë të veqantë në pjesë të vogla katrore, më pas zihet në ujë për 10 min në temperaturë maksimale me qëllim që të zbutet.

– Vezët rrihen në mënyrë klasike në një pjatë tjetër dhe i vendosim pak kripë. Pasi spinaqi zihet largojmë ujin nga ai dhe vendosim 50 gr gjalp  dhe copëza shumë të imëta të hudhrës bashkë me pak piper, duke e përzier masën vazhdimisht deri sa të shkrihet gjalpi.

– Në pjatën me vezët e rrahura vendosim masën nga spinaqi i pregaditur. Në një fërtere hedhim pak vaj dhe e lëmë të nxehet mirë vaji, pasiqë të nxehet vaji vendosim tërë masën në fërtere dhe e lëmë ashtu deri sa masa të fitojë  dendësinë sa për ta kthyer në anën tjetër për pjekje të njëtrajtshme.

– Pasi piqen dy anët e omletës e kthejmë për gjysëm njërën anë të saj dhe e servojmë në pjatën për ngrënie.