Odise Roshi bëhet me skuadër të re
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Odise Roshi, po luan sezonin e dytë te ekipi rus i Terek Groznit. Por me ardhjen e merkatos së janarit kanë nisur edhe zërat për një largim të mundshëm të fierakut nga ky klub.

Sport
Lojtari mund të rikthehet të luajë përsëri në Kroaci, aty ku para dy sezonesh luante te Rijeka, por kësaj radhe te rivalët e tyre, Dinamo e Zagrebit. Raportohet se gjigandët e Kroacisë kanë patur interesim për lojtarin.
Edhe pse nuk është ende e sigurt nëse do të largohet apo jo, lojtari preferon që të luajë në një kampionat të fortë nëse largohet nga Grozni.