O’Connell: Situata është e rrezikshme

Në një bashkëbisedim me miqtë e tij në facebook, ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell, ka dhënë një qëndrimin në lidhje me situatën politike në vend.

Lajme

25/02/2016 11:49

Ai është pyetur nëse shteti i tij mund të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve politike në Kosovë, ndërmjet pozitës dhe opozitës.

“Situata është e rrezikshme. Retorika, kërcënime, dhuna janë shqetësuese. Por është shumë e rëndësishme tash që liderët e Kosovës tregojnë aftësinë e tyre të zgjedhin problemet e Kosovës”, ka deklaruar O’Connel. /lajmi.net