Obiliqi mbulohet nga pluhuri i KEK-ut, komuna në përgatitje të lëndës për gjykatë
Si pasojë e mosspërkatjes së deponive të hirit dhe separacioneve të thëngjillit në termocentralet Kosova A dhe B nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), sot Komunën e Obiliqit e ka përfshirë një re pluhuri pas një ere të fortë që goditi Kosovën gjatë ditë së sotme, duke shkaktuar probleme të shumta dhe duke rrezikuar shëndetin e banorëve të kësaj komune.
Lajme
Edhe ashtu, banorët e Obiliqit vazhdimisht përballen me ndotjen mjedisore që e shkakton KEK-u.
Drejtori i Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Obiliqit, Agron Berisha ka fajësuar KEK-un për mospërmbushjen e obligimeve që ka për spërkatjen e deponimeve të hirit. Ai thotë se komuna është në përgatitje të një lënde për gjykatë.
Ky puhur, sipas tij, po ndodh për shkak të mospunës së KEK-ut.
“Ne sot e ngrehim zërin edhe një herë përmes mediave – i bëj me dije edhe të gjithë faktorëve relevantë që të ndërhyjnë në përmirësimin e gjendjes së jetesës së qytetarëve të Komunës së Obiliqit. Sot, edhe një herë menaxhmenti i KEK-ut tregon papërgjegjësinë ndaj punës së vet, dhe ndaj komunitetit ku operon. Do të thotë kemi një pluhur jashtë mase, që ndodh për shkak të mospunës së KEK-ut”, theksoi ai.
Duke i bërë t hirrje KEK-ut që të përmbush obligimin për spërkatjen e deponimeve të hirit, ai po ashtu paralajmëron se nëse kjo nuk ndodh, drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Obiliqit do t’i tërheq pëlqimet mjedisore që i ka dhënë kompanisë.
Berisha tha se papërgjegjësia e KEK-ut qëndron në sistemin e ujitjes, të cilën gjë, sipas tij, KEK-u nuk e bën asnjëherë.
I pyetur se a do të ndërmarrë masa drejtoria nëse kjo gjendje nuk ndryshon, ai tha se Komuna është në përgatitje të një lënde për gjykatë.
“Po do të ndërmarrim masa. Jemi në përgatitje e sipër të lëndës për në gjykate – dhe një protestë do të organizohet nga një iniciativë qytetare – dhe besoj që më datën 22 do të ndodh kjo. Ne do t’iu bashkëngjitemi qytetarëve të Obiliqit”, theksoi ai.
Qazim Ibr ahimi, banor i fshatit Plemetin, ka shprehur shqetësim për shëndetin e tij dhe të bashkëvendësve. Ai thotë se 80 për qind të banorëve janë të sëmurë nga pluhuri i KEK-ut.
“Pluhuri na mbyti. 80 për qind jemi të sëmurë nga pluhuri në fshatin tonë. Nuk ka kushte për jetesë këtu – po s’kemi ku të shkojmë. Bereqeti pak bëhet, sëmuremi shkaku i pluhurit ”, ka thënë ai.
I pyetur se a janë ankuar ndonjëherë në komunë, Ibrahimi ka thënë se Komuna i di këto gjëra më mirë, dhe sipas tij, ajo duhet të ndërmarrë veprime.
Ndërsa, një banor tjetër i fshatit Dardhishtë të Komunës së Obiliqit, Sejdi Halimi ka rrëfyer se jeta e banorëve të kësaj ane është e mjerueshme dhe e rrezikuar nga deponitë e pluhurit që nuk mirëmbahen nga KEK-u.
“Është një ndër komunat më të ndotura, ndoshta jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë. Dhe këto nuk janë të tashme, por janë qe 60 vite, nga viti 1952, qe 55 vite sigurisht. Që nga ndërtimi i kapaciteteve të Termocentralit A1, në vitin 1962, kur ka startuar. Problemet janë shumë të mëdha, ju po e shihni deponinë e hirit, veç e keni parë, diku përmbi 240 milionë tonelata janë hi dhe pa kurrfarë mbulese. Kanë bërë investime, po thonë se kanë bërë, e kanë shtresuar, por shikojeni vendin e ngjarjes, po duket se është katastrofë. Jeta është katastrofë këtu, është e pamundur të jetohet këtu. Dhe të ju them të drejtën këtu në vit vdesin njerëz… sigurisht brenda 4 – 5 viteve kanë vdekur përmbi 80 nga sëmundjet respiratore, sëmundjet e mushkërive e sëmundjet kancerogjene”, tha Halimi.
Halimi i ka bërë apel Qeverisë së Kosov? ?s dhe Ministrisë së Mjedisit që të kenë përkujdesje më të madhe për këtë komunë dhe këto fshatra.
Përkundër që KosovaPress tentoi që të marrë në prononcim edhe kryetarin e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut, Skender Krasniqi lidhur me ngjarjen e sotme në Obiliq, ai redaksisë iu përgjigj vetëm me një sqarim përmes një mesazhi telefonik.
Krasniqi u arsyetua se pluhuri në deponitë e vjetra të Kosovës A është akumuluar që nga fillimi i viteve të 60-ta, që përfshinë një hapësirë prej 250 hektarësh.
Ndërsa thotë se në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe qeverinë holandeze, në vitin 2009 ka nisur një projekt për dizajnimin dhe mbulimin e këtyre hapësirave.
“Është mbuluar 85 për qind e sipërfaqes, 15 për qind e sipërfaqes tjetër do të mbulohet në 3-4 muajt e ardhshëm”, ka sqaruar Krasniqi.
Lidhur me atë që ndodhi sot, Komuna e Obiliqit ka reaguar edhe zyrtarisht. Në një reagim të kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi drejtuar Komisionit për Bujqësië, Pylltari Planifikim Hapësinor, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kryesisë së Bordit të KEK-ut ZRRE-së, Komisionit për Miniera dhe Minerale, si dhe Instituicionit të Avokatit të Popullit, ai ka bërë thirrje që menjëherë të merren masa për spërkatjen e separacioneve të thëngjillit dhe deponive të hirit.
Gashi thotë se Komuna e Obiliqit është shndërruar në një katastrofë mjedisore dhe ekologjike.
Institucioneve relevante ai i bën thirrje që të fillojnë me ndërtimin e bankinave përreth termocentraleve Kosova A dhe B që këto zona të pyllëzohen dhe gjelbërohen.